Në Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave, Shoqata Gender Paqe e Siguri hapi fushatën e “16 ditëve të Aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.   ”16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore është një fushatë globale, vjetore që fillon në 25 Nëntor, Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës Kundër Grave dhe përfundon në 10 Dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut. Kjo fushatë ka si qëllim të fuqizojë veprimet për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave në mbarë botën.

Slogani i fushatës për këtë vit ishte “Dëgjo, Beso, Mbështet të mbijetuarat e dhunës”, ndërsa tema ishte: Bëjeni Lagjen Tuaj Portokalli! Jepini Fund Dhunës Kundër Grave Dhe Vajzave Tani!

Ngjyra portokalli, e ndritshme dhe optimiste, u caktua nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për fushatën UNiTE “T’i jepet fund dhunës ndaj grave” për të simbolizuar një të ardhme më të mirë, pa këtë shkelje të të drejtave të njeriut, që prek më shumë se 1 në 3 gra dhe vajza në mbarë botën. Kjo fushatë fton Agjencitë e OKB-së, organizatat e shoqërisë civile dhe individët që të organizojnë “Ngjarje portokalli” krijuese dhe vizualisht mbresëlënëse në lagjet e tyre, komunitetet, dyqanet, lokalet, kinematë, si dhe për të zbukuruar fshatrat e qytetet me flamuj portokalli, tullumbace, drita, lule dhe shenja që tregojnë se këto aktivitete janë në mbështetje të mesazhit të fushatës.

Anëtaret e shoqatës sonë ngritën në sheshin “Liria” në mënyrë simbolike një tendë për të kujtuar 6 gra dhe vajza që kanë humbur jetën gjatë vitit 2020 për shkak të dhunës në familje. Stafit të shoqatës ju bashkua edhe drejtoresha e Shërbimit Social, Bashkia Durrës, Meme Xhaferraj.

Në ditët në vijim të fushatës "16 ditët e Aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore", Shoqata Gender Paqe e Siguri me mbështetjen e AWEN/SIDA, organizoi 7 takime ndërgjegjësuese në shkollat e mesme të qytetit të Durrësit nën sloganin “Dëgjo, Beso, Mbështet”. Të rinjtë punuan një video me tematikë kundër dhunës me bazë gjinore e cila u shfaq për të gjithë publikun pranë Pallatit të Kulturës, me mbështetjen edhe të Bashkisë Durrës.

Falenderojmë Portalin DurrëLajm për raportimin e eventit:

▶youtube.com/watch?v=OCA9k780PO0

.....

 

 

 

 

16 DAYS OF ACTIVITY AGAINST GENDER-BASED VIOLENCE

On the International Day for the Elimination of Violence against Women, the Gender Peace and Security Association launched the "16 Days of Activism Against Gender-Based Violence" campaign.

16 Days of Activism Against Gender-Based Violence is a global, annual campaign that begins on November 25, International Day for the Elimination of Violence Against Women, and ends on December 10, Human Rights Day. This campaign aims to strengthen action to end violence against women and girls around the world.

The campaign slogan for this year was "Listen, Believe, Support the survivors of violence", meanwhile the theme was: Make Your Neighborhood Orange! End Violence Against Women and Girls Now!

The color orange, bright and optimistic was designated by the UN Secretary-General for the UNiTE campaign "End Violence Against Women" to symbolize a better future without this human rights violation that affects more than 1 in 3 women and girls worldwide. This campaign invites UN Agencies, civil society organizations and individuals to organize creative and visually impressive "Orange Events" in their neighborhoods, communities, shops, bars, cinemas, and to decorate villages and towns with orange flags, balloons, lights, flowers and signs indicating that these activities are in support of the campaign message.

Members of our association in the square "Liria" symbolically set up a tent to remember 6 women and girls who lost their lives during 2020 due to domestic violence. The staff of the association was joined by the director of the Social Service, Municipality of Durrës, Meme Xhaferraj.

In the following days of the campaign "16 days of Activism against gender-based violence", the Gender Association Peace and Security with the support of AWEN / SIDA, organized 7 awareness meetings in high schools in the city of Durres under the slogan "Listen, Believe, Support”. The young people worked on a video on the topic of gender-based violence which was shown to the entire public at the Palace of Culture, with the support of the Municipality of Durrës.

We thank the DurrësNews Portal for reporting the event:

▶youtube.com/watch?v=OCA9k780PO0