
Projekti:
Shoqata “ Gender, Paqe e Siguri” e nis misioni e saj në vitin 1999 në kohët më të vështira për Ballkanin(Lufta e Serbisë ndaj popullit kosovar). E themeluar për të ofruar ndihmën e saj për shtresave vulnerabël, grave dhe fëmijët, të rinjtë dhe të rejat dhe për moshët e treta. Sot Shoqata bën 22 vite ku:
- 22 vite shprese, mbështetje dhe advokimi për të drejtat e grave dhe fuqizimin e tyre;
- 22 vite përkushtimi në përmbushjen e të drejtave të grave dhe vajzave, realizimin e ndryshimeve, angazhimin për të drejtat dhe fuqizimin e tyre ekonomik.
- 22 vite angazhimi në zbatimin e qëllimeve të agjendave që krijojnë një mjedis të sigurt për gratë dhe vajzat.
Përgjatë këtyre dy dekadave, SHGPS ka luajtur një rol thelbësor në realizimin e ndryshimeve dhe angazhimin për të Drejtat dhe Fuqizimin e Grave në nivel lokal. SHGPS, së bashku me anëtarët dhe bashkëpunëtorët e saj, vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në zbatimin e qëllimeve gjithëpërfshirëse të këtyre axhendave si dhe të krijojë një mjedis ku gratë janë të sigurta, kanë akses të plotë në të drejtat e tyre dhe një pozicion të barabartë në shoqëri.
Arritjet e këtyre 22 viteve nuk do të ishin bërë të mundura pa:
- ekspertizën, bashkëpunimin dhe mbështetjen financiare të donatorëve: Ambasada Suedeze, Ambasada e Vendeve të Ulta, Swiss Contact, Giz, Ambasada Norvegjeze në Shqipëri, Ambasada Amerikane, USAID, BE, AMSHC, AWEN/SIDA, UN Women FGE, Un Women Albania, KTK-Kwinna Till Kwinna, Save The Children, Dutch Embassy, Ministria e Kulturës/UNFPA, RCC etj;
- Bashkëpunimin dhe mbështetjen e pushtetit lokal dhe qëndror: Bashkia Durrës, Qarku Durrës, Policia e Qarkut Durrës etj, Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Financës, Ministria e Mbrojtjes.
NE KEMI BËRË MË SHUMË DHE MË MIRË PËR JU!