Data 31 Tetor përkon me 24 vjetorin e miratimit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, “Gruaja, Paqja e Siguria”. Në kuadër të kësaj datë, Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” zhvilloi ditën e sotme një aktivitet informues mbi zbatimin e kësaj Rezolute. Përfaqësues nga institucionet vendore, Këshilli Bashkiak, Prefektura Durrës, përfaqësues të medias, gra e vajza, ndanë mesazhet e tyre mbi rolin e rëndësishëm të grave në të gjitha sferat e jetës. Sfidat e deritanishme të shoqërisë sonë duhet të na nxisin që të çojmë përpara dhe të promovojmë paqen dhe sigurinë. Për të ndërtuar një shoqëri më të sigurtë dhe që adreson nevojat e grave, është e rëndësishme përfshirja dhe kontributi i tyre në të gjitha proceset që lidhen me zgjidhjen e konflikteve, promovimin dhe respektimin e të drejtave.

#gruajapaqjasiguria #rezoluta1325 #womenpeaceandsecurity #RESOLUTION1325