Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit kundër dhunës me Bazë Gjinore, Shoqata Gender, Paqe e Siguri- ish Shoqata e Grave me Probleme Sociale, “Rrjeti Për Fuqizimin e Grave Shqiptare” AWEN-Albanian Women Empowerment Network(AWEN) me mbështetjen e Embassy of Sweden in Tirana, zhvilloi ditën e sotme takimin hapës që përkon me Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës Kundër Grave.

Ky takim u mbajt në Sheshin “Liria” Durrës dhe në vijim do të zhvendoset në Gjimnazet e qytetit të Durrësit.

Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve, kryesisht burra dhe djem mbi fenomenin e dhunës ndaj grave dhe vajzave si dhe nxitjen e ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta për parandalimin e këtij fenomeni.

Motoja e fushatës së këtij viti është “Bëje botën portokalli! Të ndalim dhunën ndaj grave tani! Ngjyra portokalli, e ndritshme dhe optimiste, simbolizon një të ardhme më të mirë, pa praninë e fenomenit të dhunës, që në vetvetë është shkelje e të drejtave të njeriut, që prek më shumë se 1 në 3 gra dhe vajza në mbarë botën.

Ngjarjet e vazhdueshme të dhunës në familje dhe më tej dhe në shoqëri ngrejnë një ‘këmbanë alarmi” të fortë për të gjithë ata që punojnë drejtpërdrejt me viktimat e dhunës në familje.

Reagimi ynë është thelbësor për t’ju përcjellë measazhin e duhur atyre që janë duke përjetuar dhunë që nuk mund dhe nuk duhet të heshtin më.

#BejeBotenPortokalli

#TeNdalimDhunenNdajGraveTani

 

Within the framework of the 16 Days of Activation against Gender-Based Violence, the Gender, Peace and Security Association, the Association of Women with Social Problems, the "Network for the Empowerment of Albanian Women" AWEN-Albanian Women Empowerment Network (AWEN) with the support of the Embassy of Sweden in Tirana, held today the opening meeting that coincides with the International Day for the Elimination of Violence Against Women.

This meeting was held in "Liria" Square Durrës and in the future it will be moved to the Gymnasiums of the city of Durrës.

The purpose of this meeting was to increase the awareness of young people, mainly men and boys, about the phenomenon of violence against women and girls, as well as to encourage joint actions to prevent this phenomenon.

The motto of this year's campaign is "Make the world orange!" Stop violence against women now! The color orange, bright and optimistic, symbolizes a better future, without the presence of the phenomenon of violence, which in itself is a violation of human rights, affecting more than 1 in 3 women and girls around the world.

The ongoing incidents of violence in the family and beyond and in society raise a strong 'alarm bell' for all those who work directly with victims of domestic violence.

Our reaction is essential to convey the right message to those who are experiencing violence that they cannot and must not remain silent any longer.

#MakeTheWorldOrange

#StopViolenceToWomenNow