Ditën e sotme Bashkia e Durrësit i akordoi Drejtores së Shoqatës “Gender, Paqe e Siguri”, Znj. Bajana Çeveli titullin e nderit “Mirënjohja e qytetit”, me motivacionin e vlerësimit për përkushtimin e saj shumëvjeçar në mbrojtjen e të drejtave të grave e vajzave në qytetin e Durresit, por edhe në nivel rajonal e kombëtar; në promovimin e potencialit të gruas shqiptare në të gjitha dimensionet përmes shërbimeve dhe përfshirjes në hartimin e politikave sociale për to; në ndihmën e ofruar ndaj grupeve të margjinalizuara si dhe kontributin e dhënë për nxjerrjen nga cikli i dhunës, paqen, sigurinë dhe fuqizimin e lëvizjes së gruas.

Ky vlerësim vjen në rradhën e vlerësimeve për punën e palodhur të Znj. Çeveli, në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave e vajzave në Qarkun e Durrësit, por dhe më tej në gjithë kontributin e dhënë prej saj në zbatimin e Rezolutës 1325 të OKB“Gruaja, Paqja, Siguria”.

Prej të pakën 6 vitesh, Znj. Çeveli luajti një rol kyç në realizimin e ndryshimeve dhe angazhimeve për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (GPS) në nivel vendi. Ajo vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në zbatimin e synimeve të Axhendës GPS, si dhe në krijimin e një mjedisi që lehtëson më mirë pjesëmarrjen e grupeve të grave në vendimmarrjen për paqen dhe sigurinë. Rezultati i punës dhe këmbënguljes së saj është krijimi i një shoqërie ku gratë kanë një rol më të fortë dhe janë pjesëmarrëse aktive në ruajtjen e paqes, parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve.

Bajana ka qenë dhe vazhdon të jetë zëri dhe imazhi i gjithë atyre grave që sot nuk janë më në mes të dhunës, i atyre grave që nuk i nënshtrohen në heshtje dhunës, i atyre që kërkojnë të krijojnë familje të shëndetshme. Ajo është frymëzimi dhe mbështetja e çdo vajze dhe gruaje që do të thyejë ciklin e dhunës dhe që kërkon të ndryshojë mënyrën e të menduarit, duke vendosur vetë për jetën e saj. Është forca dhe mbështetja, shpeshherë e munguar nga nëna, babai dhe familja.

Bajana është emri i një femre heroike, e cila pa qenë nevoja të jetë në qendër të vëmendjes, punon në heshtje për një grua të pavarur, për një shoqëri të lirë dhe të paqtë.

 

Today, the Municipality of Durrës awarded the Director of the Association "Gender, Peace and Security", Mrs. Bajana Çeveli the title of honor "Gratitude of the city", with the motivation of appreciation for her many years of dedication in protecting the rights of women and girls in the city of Durres, but also at the regional and national level; in promoting the potential of Albanian women in all dimensions through services and involvement in the drafting of social policies for them; in the assistance offered to marginalized groups as well as the contribution made to the removal from the cycle of violence, peace, security and empowerment of the women's movement.

This evaluation comes in the series of evaluations for the hard work of Mrs. Çeveli, in the protection and promotion of the rights of women and girls in the Durrës District, but also in all the contribution made by her in the implementation of UN Resolution 1325 "Women, Peace, Security".

For at least 6 years, Mrs. Çeveli played a key role in implementing changes and commitments for Women, Peace and Security (GPS) at the country level. It continues to play an important role in implementing the goals of the GPS Agenda, as well as in creating an environment that better facilitates the participation of women's groups in peace and security decision-making. The result of her work and persistence is the creation of a society where women have a stronger role and are active participants in maintaining peace, preventing and resolving conflicts.

Bajana has been and continues to be the voice and image of all those women who today are no longer in the middle of violence, of those women who do not submit to violence in silence, of those who seek to create healthy families. She is the inspiration and support of every girl and woman who will break the cycle of violence and who seeks to change the way of thinking, deciding for herself about her life. It is the strength and support, often missing from mother, father and family.

Bajana is the name of a heroic woman who, without needing to be in the center of attention, quietly works for an independent woman, for a free and peaceful society.