Në datën 17 Nëntor 2020, Shoqata “Gender, Paqe, Siguri” organizoi një takim konsultues me anëtarët e Koalicionit Shqiptar “Gruaja, Paqja, Siguria”. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të dala nga raporti i fundit i monitorimit mbi zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit të Rezolutës 1325 dhe mënyrave efektive për adresimin e tyre.

Në këtë takim u diskutua në mënyrë specifike për rolin dhe veprimet konkrete që do të ndërmerren nga ana e Koalicionit në kuadër të përpjekjeve drejt:

•             Rritjes së ndërgjegjësimit lidhur me Axhendën Kombëtare “Gruaja, Paqja, Siguria” dhe në mënyrë specifike Rezolutën 1325, e parë kjo si në nivel qendror ashtu edhe atë lokal;

•             Monitorimit të zbatimit të Axhendës Kombëtare “Gruaja, Paqja, Siguria” dhe Planit Kombëtar të Veprimit të Rezolutës 1325;

•             Nismave advokuese dhe lobuese specifike që do të ndërmerren nga Koalicioni për adresimin e cështjeve që lidhen me sigurimin e një financimi të duhur të Planit të ri Kombëtar të veprimit;

Në këtë takim, anëtarët e Koalicionit patën gjithashtu mundësinë që të njiheshin me eksperienca të suksesshme të ndërmarra nga ana e Ligës Ndërkombëtare të Grave për Paqe dhe Liri (Women's International League for Peace and Freedom/ WILPF Germany), përfaqësuar në këtë takim nga Zj. Heidi Meinzolt , anëtare bordi për Evropën.

Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit "Forcimi i Bashkëpunimit të Shoqërisë Civile në Rajonin e OSBE: Përparimi drejt Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut - Zgjerimi i Ndikimit, Qëndrueshmërisë dhe Kapacitetit të Veprimit", zbatuar nga Grupi i Punës për Gratë dhe Realitetet Gjinore në rajonin e OSBE-së, Platforma e Solidaritetit Qytetar dhe e financuar nga DRA dhe Ministria Gjermane e Punëve të Jashtme.

……

 

 

 

CONSULTATION MEETING WITH THE MEMBERS OF THE ALBANIAN COALITION "WOMAN, PEACE, SECURITY"

On November 17 of 2020, the association "Gender, Peace, Security" organized a consultative meeting with members of the Albanian Coalition "Women, Peace, Security", in order to discuss the findings and recommendations of the latest monitoring report on the implementation of the National Action Plan of Resolution 1325 and the effective ways of addressing them.

In this meeting was discussed specifically the role and concrete actions that will be taken by the Coalition in the framework of efforts towards:

  • Raising awareness regarding the National Agenda "Women, Peace, Security" and specifically Resolution 1325, seen this at both central and local level;
  • Monitoring the implementation of the National Agenda "Women, Peace, Security" and the National Action Plan of Resolution 1325;
  • Specific advocacy and lobbying initiatives to be undertaken by the Coalition to address issues related to ensuring adequate funding for the new National Action Plan;

At this meeting, the members of the Coalition also had the opportunity to get acquainted with the successful experiences undertaken by the International League of Women for Peace and Freedom (WILPF Germany), represented at this meeting by Ms. Heidi Meinzolt, board member for Europe.

The event was organized in the framework of the project "Strengthening Civil Society Cooperation in the OSCE Region: Progress towards the Protection of Human Rights - Expanding Impact, Sustainability and Action Capacity", implemented by the Working Group on Women and Gender Realities in OSCE region, the Civic Solidarity Platform and funded by the DVR and the German Ministry of Foreign Affairs.