KËRKESË PËR OFERTË/ Durres, më 28.10.2021

Drejtuar: Subjekteve Hotel e Restorant në qytetin e Durrësit

Lënda: Kërkesë për Oferte

Shoqata Gender, Paqe e Siguri, në kuadër të Projektit “Forcimi i  një përgjigje  të koordinuar të ofruesve të shërbimit për të menaxhuar rastet e të gjitha llojeve  të  Dhunës ndaj Grave në Bashkinë   Durrës dhe Kavajë”, kërkon ofertën nga subjektet Hotel-Restorant në qytetin e Durrësit  për zhvillimin e një eventi nga ana e Shoqatës.  Ju lutemi të jepni ofertat tuaja për artikujt, si më poshtë:

1. Salle me qira;

2. Katering per 25 persona.

Ju informojmë se eventi do të zhvillohet në datën 12 Nëntor nga ora 10:30  deri në orën 12:30.

Ju lutem që ofertat Tuaja të dërgohen brënda datës 09.11.2021 ora 17:00 në adresën e e-mailit: shoqatagps@gmail.com.

Ofertat duhet të jënë të nënshkruara dhe vulosur nga përfaqësuesi i kompanisë.

Donator : 
Un Women