Shoqata Gender Paqe e Siguri që nga viti 2015 po punon  në fushën e Sigurisë, Paqes për Gratë. Për këtë, me 11 shtator të 2018 për herë të parë Shqipëria miratoi me VKM nr 524 datë 11.09.2018, Planin Ndërinstitucional të veprimit për zbatimin në Shqipëri të rezolutës 1325 "Të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara" mbi Gruan, Paqen dhe Sigurinë" 2018-2020.
Gjatë kesaj periudhe kohore Shoqata Gender Paqe e Siguri krijoi koalicionin te perbere nga 31 organizata "Gratë, Siguri, Paqe", i cili ka një strategji ku fushat prioritare  të të cilit janë: 
   

      1. Ndërgjegjesim publik
      2. Monitorimi i Zbatimit  të rezolutës 1325/Planit kombëtar të veprimit.
      3. Avokimi dhe lobimi për zbatimin e duhur të rezolutës 1325/Planit kombëtar të veprimit.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me mbështetjen dhe në bashkëpunim me Shoqatën Gender Paqe e Siguri,  UN Women Fund For Gender Equality, Ambasadën Hollandeze dhe OSBE nxorri raportin e parë të monitorimit mbi zbatimin e Planit Ndërinstitucional të veprimit për zbatimin në Shqipëri të rezolutës1325 "Të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara "mbi Gruan, Paqen dhe Sigurinë" 2018-2020.

Në tetor të këtij viti, që përkon me 20 vjetorin e Rezolutës 1325 Ambasada Hollandeze na mbështeti me një grant i cili na jep mundesi ne vazhdimin e iniciativave tona ne fushen e sigurise.

https://www.facebook.com/DutchEmbassyAlbania/photos/a.619296378128382/32...

____________________________________________________________________________________________________________________________________________