8 Korrik 2024 ishte e një rëndësie të veçantë, në të cilën patëm kënaqësinë që të nderonim me çmimin “Ambasadore e Paqes”, Sopranon me famë botërore, Nder i Kombit, Znj. Inva Mula. Në fjalën e saj theksoi rëndësinë e promovimit të barazisë gjinore në qelizën e shoqërisë, familjen, për të vazhduar më tej kontributin që gratë dhe vajzat kanë dhënë në arritjen e paqes anembanë globit. Znj. Mula vlerësoi titullin e dhënë duke shprehur mirënjohjen dhe njëkohësisht angazhimin e saj në përcjelljen dhe lobimin në arenën kombëtare e ndërkombëtare për zbatimin e Agendës “Gruaja, Paqja e Siguria”, Rezoluta 1325 e Kombeve të Bashkuara. Të pranishëm në event, përfaqësues të lartë të qeverisë, drejtues të përfaqësive diplomatike dhe përfaqësuese gra të Forcave të Armatosura ndanë përvojën e tyre në punën me zbatimin e Rezolutës 1325 “Gruaja, Paqja e Siguria” dhe vendosën theksin në forcimin e partneritetit mes institucioneve dhe shoqërisë civile në shtyrjen mëtej të kësaj axhende.

Ky event u organizua nga Shoqata “Gender, Paqe e Siguri”, me mbështetjen e AWEN-Albanian Women Empowerment Network, në kuadër të punës 10-vjeçare të Kolacionit “Gruaja, Paqja e Siguria” në Shqipëri.