Në datë 14 Korrik u zhvillua në Voskopojë “Panairi i punëve me dorë dhe kulinarisë”, në të cilin gra dhe vajza duartarta të zonës së Tushemishtit, Voskopojës dhe Durrësit, patën mundësinë që të promovonin dhe shisnin punimet e tyre të punuara me shumë profesionalizëm dhe dashuri. Turistë të shumtë dhe anëtarë të komunitetit patën mundësinë që, nën tingujt e muzikës, të shijonin gatimet tradicionale dhe blinin produktet tradicionale. Aktiviteti u ndoq me interes edhe nga kryetari i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, kryetari i Bashkisë Korçë, kryetari i Njësisë Adiministrative Voskopojë dhe përfaqësues të Këshillit Bashkiak Durrës. E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe sopranoja shqiptare me famë botërore znj. Inva Mula, “Nderi i kombit”. Certifikata u ndanë në fund të aktivitetit për pjesëmarrjen dhe kontributin e grave dhe vajzave artizane. Panairi i shërbeu mundësisë së rigjallërimit dhe promovimit të punëve të dorës dhe atyre tradicionale, si dhe fuqizimit ekonomik të grave dhe vajzave. Ky aktivitet u organizua nga Shoqata Gender, Paqe e Siguri - Shoqata e Grave me Probleme Sociale, me mbështetjen e Bashkia Korçë, në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave përmes punës së dorës”, i mbështetur nga Fondacija Cure/CURE Foundation, me fonde të Global Fund for Women.
Linku i panairit: https://www.youtube.com/watch?v=fv24TyuR2zU
On July 14, the "Handcraft and Culinary Fair" took place in Voskopoja, in which women and girls from the area of Tushemishti, Voskopoja and Durrës, had the opportunity to promote and sell their handmade works. Many tourists and community members had the opportunity to enjoy traditional cooking and buy traditional products to the sound of music. The activity was also followed with interest by the chairman of the OSCE presence in Albania, the Head of Korçë Municipality, the Head of Voskopojë Administrative Unit and representatives of the Durrës Municipal Council. The world-famous Albanian soprano Mrs. Inva Mula, "Honour of the nation" attended the event. Certificates were distributed at the end of the activity for the participation and contribution of artisan women and girls. The fair served as an opportunity to revitalize and promote traditional handicrafts, as well as the economic empowerment of women and girls. This activity was organized by the Gender, Peace and Security Association - Association of Women with Social Problems, with the support of the Korça Municipality, within the project "Economic empowerment of women and girls through handcrafts", supported by Fondacija Cure/CURE Foundation , with funding from the Global Fund for Women.
Link of the fair: https://www.youtube.com/watch?v=fv24TyuR2zU