Shoqata "Gender, Paqe e Siguri" realizoi në Njësinë Administrative Manëz sesionin e rradhës informues në kuadër të zbatimit të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave të margjinalizuara në zonat rurale të Bashkisë Durrës” mbështetur nga Qeveria Kanadeze nëpërmjet Canada Fund for Local Initiatives (CFLI). Ky ishte sesioni i dytë informues në këtë Njësi Administrative, i cili paraprin edhe sesionin e fundit ku do të përzgjidhen edhe pjesëmarrëset e fazës së dytë të zbatimit të projektit.

Të pranishmet ndanë gjatë takimit sfidat me të cilat ndeshen gratë e vajzat e këtij komuniteti, duke vendosur theksin mbi të gjitha tek vështirësitë për punësim.