Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” zhvilloi takimin e nëntë informues në kuadër të zbatimit të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave të margjinalizuara në zonat rurale të Bashkisë Durrës” mbështetur nga Qeveria Kanadeze nëpërmjet Canada Fund for Local Initiatives (CFLI). Ky sesion informues u zhvillua në Njësinë Administrative Rrashbull, në ambjentet e Qendra Komunitare Multifuksionale Rrashbull. Përveç ndarjes së informacionit mbi të drejtat e punësimit të grave, tregun e punës në Shqipëri, shërbimet që ofrohen për gratë dhe vajzat nga gupet e margjinalizuara etj, këto takime shërbejnë për identifikimin e rasteve potenciale që do të mbështeten në fazën e dytë të projektit.