Shoqata "Gender, Paqe e Siguri" ka realizuar në Njësinë Administrative Ishem  sesionin informues në kuadër të zbatimit të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave të margjinalizuara në zonat rurale të Bashkisë Durrës” mbështetur nga Qeveria Kanadeze nëpërmjet Canada Fund for Local Initiatives (CFLI). Ky ishte sesioni i tretë dhe i fundit në këtë Njësi Administrative, ku u përzgjodhën edhe pjesëmarrëset e fazës së dytë të zbatimit të projektit.

Të pranishmet ndanë gjatë takimit sfidat me të cilat ndeshen gratë e vajzat e këtij komuniteti, duke vendosur theksin mbi të gjitha tek vështirësitë për punësim.