Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” me mbështetjen e AWEN – Albania Women Empowermen Network dhe financimin e KVINNA TILL KVINNA, zhvilloi një takim konsultues me anëtarë të Koalicionit “Gratë, Paqja e Siguria”. Duke qenë se në vazhdimësinë e punës, Shqipëria ka hartuar Draft Planin e Dytë të Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së "Gruaja, Paqja, Siguria", 2023 – 2027, takimi i sotëm pati si synim diskutimin e këtij draft Plani dhe rolin e shoqërisë civile në zbatimin dhe monitorimin e tij. Falë lobimit të Shoqatës “Gender, Paqe e Siguri”, tashmë aktivitetet për Rezolutën 1325 janë përfshirë gjithashtu në Planin Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2023-2025 në Bashkinë Durrës, si një model i parë në Shqipëri që përfshin njohjen e Rezolutës në dokumenta lokal.