Shoqata "Gender, Paqe e Siguri" zhvilloi ditën e sotme takimin e parë ndërgjegjësues në kuadër të zbatimit të projektit "Adresimi i dhunës në familje e asaj me bazë gjinore në Bashkinë Durrës e Njësinë Administrative Ishëm". Pjesë e këtij takimi ishin gra, vajza, burra e djem, anëtarë të komunitetit të zonës së Spitallës. Pjesëmarrësit u njohën me Ligjin Nr. 9669 datë 18.12.2006 "Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare" i ndryshuar, konceptet kryesore të tij, duke ndaluar specifikisht tek dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore, mënyra e raportimit dhe shërbimet që ofrohen nga aktorët vendorë si pjesë e mekanizmit referues kundër dhunës në familje. Diskutime ngjalli përfshirja aktive e burrave dhe djemve, si pjesë aktive në dhënien fund të kësaj plage të shoqërisë.

Statistikat tregojnë se qarku i Durrësit vazhdon të renditet në vend të parë në raportimin e dhunës në familje, duke regjistruar për vitin 2022, 507 kërkesa për Urdhër të Menjëhershë Mbrojtje. Ndërkohë që vetëm për muajin prill 2023 janë regjistruar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës 40 Urdhëra të Menjëhershëm Mbrojtje. Këto shifra tregojnë përhapjen e këtij fenomeni në një shkallë të frikshme dhe kërkojnë edukim që në moshë të hershme e reagim nga çdo institucion përgjegjës.

 

 

 

The Association "Gender, Peace and Security", organised today the first awareness meeting in the frame of the project "Addressing domestic violence and gender-based violence in Durrës Municipality and Ishëm Administrative Unit". Women, girls, men and boys, part of the Spitalla area community, attended this meeting. Participants were introduced to Law No. 9669 date 18.12.2006 "On measures against violence in family relationships" amended, its main concepts, the way of reporting and the services offered by local actors as part of the Local Referral Mechanism against domestic violence. Participants discussed about the importance of active involvement of man and boys in ending this phenomenon.
Statistics show that the Durrës Region continues to rank first in the reporting of domestic violence, registering 507 requests for Immediate Protection Orders during 2022. Meanwhile, during April 2023, 40 Immediate Protection Orders were registered with the Durrës Local Police Directorate.
These numbers show that this phenomenom continues to be spread in a alarming scale and education in the early ages and reaction from all responsible insitutions is needed.