Në kuadër të Muajit të Gruas, Shoqata Gender, Paqe e Siguri ka zhvilluar një  fushatë ndërgjegjësuese në bashkëpunim me Bashkia Kavajë në sheshin para Pallatit të Kulturës, Kavajë. Kjo fushatë u organizua në kuadër të projektit me ndjeshmëri gjinore “Për rimëkëmbje dhe rindërtim pas tërmetit” i cili zbatohet nga UN Women Albania dhe mbështetet financiarisht nga Embassy of Sweden in Tirana përmes fondit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.  

Motoja e kësaj fushate është për arritjen e barazisë gjinore.

Barazia nuk është një çështje që prek vec vajzat dhe gratë, por  të gjithë shoqërinë. Arritja e saj  nuk është aspak e lehtë, për vetë faktin se pozitat e pabarabarta të gruas në shoqëri dhe në familje janë shpesh herë të fshehura.  Duhet kuptuar  që barazia gjinore është më shumë se thjesht një qëllim në vetvete. Është një parakusht për të përballuar sfidat e reduktimit të varfërisë, nxitjes së një zhvillimi të qëndrueshëm dhe ndërtimit të një qeverisje të mirë.

Ndërgjegjësimi i qytetarëve për barazinë gjinore mund të jetë hapi i parë drejt arritjes së barazisë gjinore sot, për një të ardhme të qëndrueshme nesër.

In honor of the month of women, the Association of gender, peace and security has held an awareness campaign in Kavaje, in cooperation with the city hall of Kavaje. This campaign was organized in compliance with the project of " Recovery and Reconstruction after the Earthquake", which is a project by UN Women Albania and it is funded by the Embassy of Sweden in Tirana.  The main aim of this campaign is gender balance and equality. Gender equality is not a problem which impacts only women but all the society and the awareness of individuals regarding this social issue is the first step to achieve gender equality in a stable near future. 

 

Donator : 
UN WOMEN Albania