Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” zhvilloi takimin e ndërgjegjësues me burra dhe gra të fshatit Draç, Njësia Administrative Ishëm. Në këtë takim u përcollën informacione të rëndësishme për raportimin e dhunës në autoritetet përkatëse duke ndaluar specifikisht në rëndësinë që ka njohja me shërbimet dhe mbështetjen që ofrojnë institucionet shtetërore dhe organizatat e shoqërisë civile në mbrojtje të viktimave të dhunës. Në diskutimet mes pjesëmarrësve doli në pah fakti se në fshatin e tyre nuk ka pasur raste të dhunë në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Adresimi i dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore në Bashkinë Durrës dhe Njësinë Administrative Ishëm”.