Vijojnë takimet ndërgjegjësuese me fokus dhunën në familje e atë me bazë gjinore. Anëtarë të komunitetit të fshatit Bizë, Njësia Administrative Ishëm, ishin pjesë e takimit të rradhës ku u nda informacion i rëndësishëm psikologjik e ligjor mbi dhunën në familje. Ky aktivitet u realizua nga Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” në kuadër të projektit “Adresimi i dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore në Bashkinë Durrës dhe Njësinë Administrative Ishëm”.