Shoqata Gender, Paqe e Siguri ka zhvilluar takimin ndërgjegjësues me komunitetin në fshatin Kullë, të Njësisë Administrative Sukth. Qëllimi i këtij takimi ishte ndërgjegjësimi për mospranimin e asnjë lloj forme të dhunës dhe nxitjen e raportimit të saj tek strukturat përkatëse. Në këtë takim u përcollën informacione të rëndësishme ligjore dhe psikologjike dhe rëndësinë që ka njohja me shërbimet dhe mbështetjen që ofrojnë institucionet shtetërore dhe organizatat e shoqërisë civile në mbrojtje të viktimave të dhunës.

Gjatë diskutimeve pjesëmarrësit nxorrën në pah faktin se mos raportimi i dhunës në familje ndodh kryesisht për shkak të mentalitetit dhe paragjykimeve nga komuniteti.

Këto fushata organizohen në kuadër të projektit me ndjeshmëri gjinore “Për rimëkëmbje dhe rindërtim pas tërmetit” i cili zbatohet nga UN Women Albania dhe mbështetet financiarisht nga  Embassy of Sweden in Tirana përmes fondit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

 

Association “Gender, Peace and Security “ has held an awareness meeting with the community in the village of Kulla, Administrative Unit of Sukth. The purpose of this meeting was to raise awareness about the non-acceptance of any form of violence and to encourage its reporting to the relevant structures. In this meeting were conveyed important legal and psychological information and the importance of familiarity with the services and support provided by state institutions and civil society organizations in the protection of victims of violence. During the discussions the participants highlighted the fact that non-reporting of domestic violence occurs mainly due to mentality and prejudices from the community. These awareness meetings are organized within the gender sensitive project "For Recovery and Reconstruction after the Earthquake" which is implemented by UN Women Albania and is financially supported by the Embassy of Sweden in Tirana through the United Nations Sustainable Development Goals fund in Albania.

Donator : 
UN WOMEN Albania