Është zhvilluar takimin ndërgjegjësues i rradhës  në Njësinë Administrative Manëz. Këto fushata organizohen në kuadër të projektit me ndjeshmëri gjinore “Për rimëkëmbje dhe rindërtim pas tërmetit” i cili zbatohet nga UN Women Albania dhe mbështetet financiarisht nga Embassy of Sweden in Tirana përmes fondit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi u përcollën informacione të rëndësishme ligjore dhe psikologjike kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore duke synuar ndërgjegjësimin për mospranimin e asnjë lloj forme të dhunës dhe nxitjen e raportimit të saj tek strukturat përkatëse. Përmes diskutimeve të zhvilluara me pjesëmarrësit u evidentua rëndësia që ka njohja me shërbimet dhe mbështetjen që ofrojnë institucionet shtetërore dhe organizatat e shoqërisë civile në mbrojtje të viktimave të dhunës.

 

 The next awareness meeting was held in the Administrative Unit of Manez. These awareness meetings are organized within the gender sensitive project "For Recovery and Reconstruction after the Earthquake" which is implemented by UN Women Albania and is financially supported by the Embassy of Sweden in Tirana through the United Nations Sustainable Development Goals fund in Albania. In this meeting, legal and psychological information against violence against women and gender-based violence was conveyed, aiming at raising awareness about the non-acceptance of any form of violence and promoting its reporting. From the discussions with the participants during the meeting held today, it was highlighted the importance of getting acquainted with the services provided to victims of violence by state institutions and civil society organizations to get out of the cycle of violence.

 

Donator : 
UN WOMEN Albania