Shoqata "Gender, Paqe e Siguri" zhvilloi e rradhës ndërgjegjësues në ambjentet e Qendrës Komunitare Multifunksionale Nish-Tulla, në bashkëpunim me Qëndrën Shëndetësore Nr.7.2 dhe Specialistin e zonës së Policimit në Komunitet. . Pjesë e këtij takimi ishin gra, vajza, burra e djem, anëtarë të komunitetit të zonës së Nish-Tullës, Durrës. Pjesëmarrësit u njohën me Ligjin Nr. 9669 datë 18.12.2006 "Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare" i ndryshuar, konceptet kryesore të tij, duke ndaluar specifikisht tek dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore, mënyra e raportimit dhe shërbimet që ofrohen nga aktorët vendorë si pjesë e mekanizmit referues kundër dhunës në familje.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Adresimi i dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore në Bashkinë Durrës dhe Njësinë Administrative Ishëm”.