Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” realizoi takimin ndërgjegjësues të rradhës me komunitetin e Njësisë Administrative Rrashbull, pranë Qendra Komunitare Multifuksionale Rrashbull kuadër të Projektit “Forcimi i një përgjigje të koordinuar të ofruesve të shërbimeve për të menaxhuar rastet e të gjitha llojeve të dhunës ndaj grave në Bashkia Durres dhe 4 Njësitë Administrative Manëz, Sukth, Katund i Ri, Rrashbull”. Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e ndërgjegjësimit për mospranimin e asnjë lloj forme të dhunës dhe inkurajimin për të raportuar dhunën si dhe kërkimin e shërbimeve të suportit emergjent nga gratë dhe vajzat, viktima të dhunës. Gjatë takimit u ndanë infomacione të rëndësishme ligjore e psikologjike për dhunën në familje e atë me bazë gjinore. Diskutimet mes pjesëmarrësve vijuan me rritjen e ndërgjegjësimit për raportimin e dhunës në zonën e tyre si dhe besueshmërin në institucionet ligjvënëse.

Këto fushata organizohen nga Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” në bashkëpunim me UN Women Albania dhe Bashkinë Durrës në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj Grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë.

 

 

#domesticviolenceawareness

#awareness

#domestic

#DomesticViolenceAwarenessMonth