U zhvillua ditën e sotme takimi prezantues i Projektit "Forcimi i një përgjigje të koordinuar të ofruesve të shërbimit për të menaxhuar rastet e të gjitha llojeve të dhunës ndaj grave në Bashkinë Durrës dhe Kavajë".

Ky aktivitet organizohet nga ShGPS në kuadër të projektit me ndjeshmëri gjinore " Për rimëkëmbje dhe rindërtim pas tërmetit", i cili zbatohet nga Un Women dhe mbështet financiarisht nga Qeveria Suedeze përmes fondit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Të ftuar në takim, anëtarë të MKR-së Bashkia Durrës dhe Kavajë diskutuan problematikat në punën me viktimat e dhunës në familje dhe shprehën gadishmërinë për të vendosur ura bashkëpunim mes 2 Bashkive, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave më të mira.

Në kuadër të këtij projekti, Shoqata do të ofrojë:

- suportim të funksionimit të mekanizmit referues në njësitë e targetuara,

- forcimin e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve për tˊiu përgjigjur nevojave të të mbijetuarve të të githa formave të dhunës ndaj grave,

- rritjen e ndërgjegjësimit ndërmjet grave dhe burrave, djem dhe vajza për të gjitha format e dhunës për të inkurajuar raportimin;

- shërbime mbështetëse emegjente për gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje.