U zhvillua ditën e sotme takimi prezantues i Projektit "Forcimi i një përgjigje të koordinuar të ofruesve të shërbimit për të menaxhuar rastet e të gjitha llojeve të dhunës ndaj grave në Bashkinë Durrës dhe Kavajë". Ky aktivitet organizohet nga ShGPS në kuadër të projektit me ndjeshmëri gjinore " Për rimëkëmbje dhe rindërtim pas tërmetit", i cili zbatohet nga Un Women dhe mbështet financiarisht nga Qeveria Suedeze përmes fondit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Të ftuar në takim, anëtarë të MKR-së Bashkia Durrës dhe Kavajë diskutuan problematikat në punën me viktimat e dhunës në familje dhe shprehën gadishmërinë për të vendosur ura bashkëpunim mes 2 Bashkive, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave më të mira.

Në kuadër të këtij projekti, Shoqata do të ofrojë:

- suportim të funksionimit të mekanizmit referues në njësitë e targetuara,

- forcimin e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve për tˊiu përgjigjur nevojave të të mbijetuarve të të githa formave të dhunës ndaj grave,

- rritjen e ndërgjegjësimit ndërmjet grave dhe burrave, djem dhe vajza për të gjitha format e dhunës për të inkurajuar raportimin;

- shërbime mbështetëse emegjente për gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje.

 

The introductory meeting of the Project "Strengthening a coordinated response of service providers to manage cases of all types of violence against women in the Municipality of Durrës and Kavajë" took place today.

This activity is organized by ShGPS within the gender sensitivity project "For recovery and reconstruction after the earthquake", which is implemented by Un Women and financially supported by the Swedish Government through the United Nations Sustainable Development Goals fund in Albania.

Invited to the meeting, members of the MKR Municipality of Durrës and Kavajë discussed the problems in working with victims of domestic violence and expressed their willingness to establish cooperation bridges between the 2 Municipalities, in order to exchange the best experiences.

Within this project, the Association will offer:

- supporting the operation of the reference mechanism in the targeted units,

- strengthening the capacities of service providers to respond to the needs of survivors of all forms of violence against women,

- raising awareness among women and men, boys and girls about all forms of violence to encourage reporting;

- emergency support services for women and girls victims of domestic violence.