Në përvjetorin e 24-ët të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara “Gruaja, Paqja e Siguria”, Koalicioni “ Gruaja, Paqja e Siguria” dhe Shoqata “Gender, Paqe e Siguri”, realizuan takime informuese me studentë të universiteteve publike “Aleksandër Moisiu”, Durrës, “Fan S.Noli”, Korçë dhe “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Kjo nismë synon të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve mbi rolin dhe nevojën e përfshirjes aktive të tyre në ndërmarrjen e nismave konkrete për zbatimin efektiv të Planit të Dytë të Veprimit të kësaj rezolute. Të rinjtë që morën pjesë në këto takime diskutuan dhe ndanë mendimet dhe vizionet e tyre për një shoqëri ku të të drejtat shihen të barabarta si për djemtë e vajzat e po ashtu për gratë dhe burrat, e mbi të gjitha theksuan nevojën e angazhimit të grave e vajzave për një shoqëri të sigurt për të gjithë. Fjala përshëndetëse dhe mesazhet nga soprano me famë botërore znj. Inva Mula (Ambasadore e paqes), u ndanë gjithashtu në këto takime. Këto workshope realizohen me mbështetjen e UN Women Albania në kuadër të projektit “Të rinjtë për përfshirje, barazi dhe besim”.