Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” zhvilloi 4 takime me ofrues shërbimesh dhe aktorë të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit në Njësitë Administrative të Bashkisë Durrës, konkretisht Manëz, Sukth, Katund i Ri, Rrashbull. Këto takime u zhvilluan me qëllim diskutimin e sfidave dhe problematikave të secilës Njësi Administrative lidhur me menaxhimin e rasteve të dhunës, si dhe rëndësinë e bashkërendimit të punës së të gjithë aktorëve në mbrojtje dhe mbështetje të të mbijetuarave të dhunës.
Këto aktivite organizohen nga Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” në bashkëpunim me UN Women Albania dhe Bashkinë Durrës në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj Grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë.