Stafi i Shoqatës “Gender, Paqe e Siguri” në bashkëpunim me Shoqatën Për Gratë dhe Fëmijët, Qendra Kombinat” (SHPGF) po zbaton projektin “Komunitet proaktiv dhe bashkëpunues në parandalimin dhe adresimin e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore” mbështetur nga programi SCPA dhe financuar nga SIDA. Me datë 28.09.2020 dhe 02.10.2020 u realizuan dy takime ndërgjegjësuese në shkollën e mesme "Myslym Keta" në Kombinat. Në takime u diskutuan çështje të rëndësishme lidhur me parandalimin e dhunës në familje, format e raportimit të saj, bashkëpunimi me strukturat e policisë etj.