Shoqata Gender, Paqe e Siguri shpall njoftimin për vend vakant në pozicionin Jurist/Koordinator (kontratë pune 3 vjeçare, full time). Vendndodhja: Durrës. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë:

 

Edukimi dhe aftësitë profesionale:

 

1. Diplomë Universitare në fushën e Juridikut (Bachelor dhe Master);

2. Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze (e folur dhe e shkruar);

3. Përvojë e mëparshme pune 2 vite;

4. Përvojë pune dhe angazhim me shoqërinë civile (e preferueshme);

 

 

Aftësitë individuale

• Aftësi të shkëlqyera komunikimi;

• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe me integritet;

• Aftësi për të punuar në grup;

• Aftësi të mira koordinuese;

• Të ketë aftësi të gjera analitike dhe të menduarit kritik;

• Të jetë përgjegjës për respektimin e detyrave dhe afateve të përcaktuara;

 

 

Të gjithë të interesuarit të cilët plotësojnë kriteret e mësipërme, janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit shoqatagps@gmail.com, brenda datës 05 Maj 2023.