Shoqata Gender, Paqe e Siguri (ish- Shoqata e Grave me Probleme Sociale), me seli në Durrës është një organizatë jofitimprurëse e regjistruar sipas legjislacionit në fuqi që synon promovimin e barazisë gjinore në shoqëri dhe promovimin e të drejtave të grave dhe grupeve të margjinalizuara në gjithë vendin.

Përmes kësaj thirrje ShGPS fton të  bëhen pjesë e programit të internship-it (pa të drejtë pagese), studentët e sapodilpomuar ose të  vitit të fundit në master pranë Fakultetit të Shkencave Sociale.

Programi i praktikës profesionale (internship) do të zhvillohet  për një periudhë 3-6 mujore  në ambjentet e Shoqatës Gender, Paqe e Siguri në Durrës.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen gjatë realizimit të internship-it janë:

  1. Të asistojë Koordinatoret e Projekteve  në mbajtjen e dokumentacionit dhe zhvillimin e aktiviteteve në kuadër të projekteve të zbatuara nga ShGPS;
  2. Të kontribuojë në administrimin e protokollit të zyrës, korrespondencën telefonike, etj.
  3. Të jetë aktiv/e në mediat sociale;
  4. Aftësi të mira në shkrim dhe prezantim;
  5. Të jetë bashkëpunues;
  6. Dëshirë për të mësuar.

Kandidati ose kandidatja i/e interesuar për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të jetë duke ndjekur vitin e fundit të studimeve në nivelin Master pranë Fakulteteve të Shkencave Sociale ose i/e sapodiplomuar në këtë Fakultlet.
  2. Të kenë mesatare të studimeve Bachelor mbi 7.0.
  3. Të zotërojë gjuhën  angleze dhe të jetë përdorues shumë i mirë i programeve bazë të kompjuterit.
  4. Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup.

Mënyra e Aplikimit

Të interesuarit të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Jetëshkrim (CV);
  2. Letër Rekomandimi nga Pedagogë (nëse e disponojnë),

brenda datës 5 Tetor  2021, në adresen tonë elektronike qendrasocialedr@yahoo.com .

Mënyra e përzgjedhjes

Një komision paraprak seleksionimi brenda ShGPS-së do të vlerësojë të gjitha aplikimet e kandidatëve të interesuar. Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen brenda datës 7 Tetor 2021, për një intervistë me komisionin e seleksionimit të kandidatëve në fazën e dytë të rekrutimit. Vetëm dy praktikantë do të përzgjidhen për realizimin e programit të internship-it pranë Shoqatës Gender, Paqe e Siguri.