Shoqata e Grave me Probleme Sociale, me mbështetjen teknike të Operation 1325, organizoi trajnimin për ngritje kapacitetesh, në kuadër të projektit  "Te drejtat e grave nga koncepti ne realitetin shqiptar". Aktiviteti u organizua në mjediset e Këshillit  e Qarkut Lezhë , ku morën pjesë përfaqësues të bashkisë, organizata të shoqërisë civile, përfaqwsues nga Gjykata, policia etj. 
Qëllimi i organizimit të këtij trajnimi është që të rritë angazhimin e politikëbërësve, të forcojë rolin advokues të shoqërisë civile, e të ndërgjegjësojë opinionin publik, për të përshpejtuar zbatimin e Rezolutës, përmes përmirësimit të proçeseve, planeve të veprimit dhe mekanizmave monitorues.