Në datën 03 Dhjetor Shoqata Gender, Paqe e Siguri zhvilloi  Workshopin  per prezantimin e gjetjeve finale  të monitorimit të funksionimit të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit kundër Dhunës në Familje në Bashkinë Durrës. Të pranishëm aktorë të Mekanizmit Koordinues të Referimit diskutuan rreth çdo gjetje  duke vlerësuar nevojën e buxhetimit të shërbimeve afatgjate të strehimit për viktimat e dhunës në familje, shtimin  e burimeve njerëzore në strukturat që punojnë me dhunën në familje, riintegrimin e viktimave dhe rehabilitimin e dhunuesve.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Projektit “Qëndra Sociale për Gra dhe Vajza”, mbështetur nga AWEN – Rrjeti i Fuqizimit të Gruas Shqipëri përmes fondeve të Ambasadës Suedeze në Shqipëri.