Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” zhvilloi workshopin “Mbi zhvillimin e aftësive profesionale dhe të biznesit” me gra dhe vajza në Bashkinë Durrës. Ky workshop synoi informimin e grave dhe vajzave për mundësitë e tregut të punës, shërbimet që ofrohen për to, ndarjen e shembujve të suksesit lidhur me punësimin dhe vetëpunësimin si dhe rëndësinë e fuqizimit ekonomik si pjesë e rëndësishme e ri-integrimit të tyre në shoqëri. Gratë biznesmene pjesëmarrëse në këtë workshop, patën mundësinë të ndanin sfidat dhe arritjet e hapjes së një biznesi dhe duke shërbyer si model për të inkurajuar vetëbesimin e grave dhe vajzave për të filluar një mini-biznes.
Ky workshop u organizua në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik për gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje dhe me bazë gjinore, një hap vendimtar drejt riintegrimit të tyre”, i mbështetur nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri – AWEN-Albanian Women Empowerment Network, me fonde të Qeverisë Suedeze.