Më datë 25 mars AWEN në bashkëpunim me Shoqata Gender, Paqe e Siguri - Shoqata e Grave me Probleme Sociale dhe Bashkia Durrës organizuan një sesion mentorimi me stafin e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Bashkia Durrës, lidhur me “Zbatimin e Planeve të Integrimit Socio – Ekonomik për Viktimat e Dhunës në Familje apo të Formave të Tjera të Dhunës.” Ky sesion mentorimi u fokusua në rëndësinë dhe mënyrat efektive të prioritizimit të objektivave strategjike të Planit të Barazisë Gjinore 2021 – 2023, duke diskutuar në mënyrë specifike këto cështje:

•             Pse është e nevojshme të prioritizojmë? Cfarë duam të arrijmë?

•             Cilat fusha/tema duam të adresojmë?

•             Cilët target grupe do të arrijmë?

•             Ku/në cilat zona do të shtrijmë ndërhyrjet e planifikuara?

•             Si do të punojmë për të arritur objektivat e vendosura?

Gjithashtu ky sesion u fokusua në prioritizimin e aktiviteteve për cdo objektiv strategjik, duke u fokusuar në përcaktimin e ndërhyrjeve më të rëndësishme ku duhet të fokusohemi dhe që do të na ndihmojnë në arritjen e objektivave të caktuar.

Sesioni u zhvillua në kuadër të Projektit “Mbështetja e Bashkive në Analizimin dhe Adaptimin e Modeleve/Skemave të Reja për Integrimin Socio–Ekonomik për Viktimat e DHBGJ –DHF”, si pjesë e Programit të Përbashkët të OKB-së “Fund Dhunës ndaj Grave”, financuar nga Ambasada e Suedisë në Tiranë dhe zbatuar nga United Nations Development Programme - UNDP, UN Women dhe UNFPA, në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë.

.....

 

IMPLEMENTATION OF SOCIO-ECONOMIC INTEGRATION PLANS FOR VICTIMS OF VIOLENCE

On March 25, AWEN in cooperation with the Association “Gender, Peace and Security” - Association of Women with Social Problems and the Municipality of Durrës organized a mentoring session with the staff of the Directorate of Social Services, Municipality of Durrës, regarding the "Implementation of Socio-Economic Integration Plans for Victims of Domestic Violence or Other Forms of Violence.” This mentoring session focused on the importance and effective ways of prioritizing the strategic objectives of the Gender Equality Plan 2021 - 2023, specifically discussing the following issues:

• Why is it necessary to prioritize? What do we want to achieve?

• What areas / topics do we want to address?

• Which target groups will we reach?

• Where / in which areas will we extend the planned interventions?

• How will we work to achieve the set objectives?

This session also focused on prioritizing activities for each strategic objective, focusing on identifying the most important interventions where we need to focus and that will help us achieve certain objectives.

The session was held in the framework of the Project "Support to Municipalities in the Analysis and Adaptation of New Models / Schemes for Socio-Economic Integration for Victims of GBV - DV", as part of the UN Joint Program "End Violence Against Women", funded by the Embassy of Sweden in Tirana and implemented by the United Nations Development Program - UNDP, UN Women and UNFPA, in cooperation with the Government of Albania.