Tiranë, 3 tetorShoqata “Gruaja, Siguria, Paqja”, SHGPS, ka mirëpritur rezoltën e re të Parlamentit europian “Mbi rëndësinë e një kujtese të përbashkët europiane për të ardhmen e Europës” e cila u mirtatua më 19 shtator 2019.  Në 80 vjetorin e shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, e cila çoi në nivele të paimagjinueshme të vuajtjeve njerëzore dhe okupimin e vendeve të Evropës për shumë dekada, parlamenti europian ka miratuar rezolutën me 22 pika. Kjo rezolutë u  hartua duke patur parasysh parimet universale të të drejtave të njeriut dhe parimet themelore të Bashkimit Evropian si një komunitet i bazuar në vlerat e përbashkëta si dhe vendimet e rezolutave të miratuara ndër vite lidhur me nevojën e dënimit ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste, kujtesën e krimeve të kryera nga regjimet totalitare në Evropë, luftimin e formave dhe shprehjeve të caktuara të racizmit dhe ksenofobisë me anë të ligjit penal si dhe për ndërgjegjësimin evropian mbi totalitarizmin.
Shoqata “Gruaja, Siguria, Paqja “ e cila është mjaft e vëmëndëshme ndaj këtyre çështjeve duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të garantimin e sigurisë dhe paqes së gruas, e përshëndet këtë rezolutë mjaft të rëndësishme që promovon të drejtat e njeriut e dënon çdo lloj forme totalitarizmi.
Nuk mund të ketë paqe pa kujtesë historike thekson parlamenti europian, i cili sygjeron të thellohet puna në fushën e edukimit dhe ndërgjegjësimit të brezit të ri e në rishikimin e kurrikulave shkollore përmes analizës së shkaqeve.
Mosdënimi i krimeve të regjimit komunist vazhdon të mbetet një plagë e rëndë për shoqërinë shqiptare edhe 27 vite pas rënies së regjimit duke mos vendosur në vend dinjitetin e viktimave.  Janë 9778 gra të përndjekura gjatë regjimit komunist, prej ku 90 gra janë të ekzekutuara dhe gjashtë të vdekura në burg. Me gjithë stigmatizimin zyrtar, tortura për këto gra të përndjekura vazhdon ende ndërkohë  që persekutorët e tyre ende nuk i janë nënshtruar drejtësisë. Debatet  mbi përdhunimin e grave në diktaturë duket se kamuflojnë historinë, dhe shtojnë vështirësinë për të denoncuar. Ndërsa gratë e burgut presin prej afro tre dekadash  të rehabilitohen.
Rritja e vetëdijes për trashëgiminë e përbashkët evropiane të krimeve të kryera nga diktaturat komuniste, naziste ka një rëndësi jetike për unitetin e Evropës dhe popullit të saj dhe për ndërtimin e rezistencës evropiane ndaj kërcënimeve moderne të jashtme, siç janë rastet e partive e grupeve politike radikale, raciste dhe ksenofobike që nxisin urrejtje dhe dhunë në shoqëri, si për shembull përmes shpërndarjes në internet të gjuhës së urrejtjes, e cila shpesh çon në një rritje të dhunës, ksenofobisë dhe intolerancës. 
Kjo rezolutë thekson integrimin evropian si një model paqeje dhe pajtimi për t'u angazhuar për një të ardhme të përbashkët. E kaluara tragjike e Evropës duhet të vazhdojë të shërbejë si një frymëzim moral dhe politik për të përballuar sfidat e botës së sotme, përfshirë luftën për një botë më të drejtë. Për këtë arrsye, shoqata” Gruaja, Siguria, Paqja” i kërkon qeverisë shqiptare ta mirëpres dhe ta miratojë këtë Rezolutë e së bashku me të gjithë aktorët, grupet e interesit nga politika, shoqatat e të përndjekurve, shoqëritë civile, institucionet publike dhe ato ndërkombëtare të shohin mënyrat dhe mjetet efikase për ta zbatuar atë në mënyrë që shoqëria shqiptare të krijojë shoqëri me komunitete të hapura dhe tolerante që përqafojnë pakicat etnike, fetare dhe seksuale duke bërë që vlerat europiane të funksionojnë njësoj për të gjithë.
 

/sites/default/files/Texts%20adopted%20-%20Importance%20of%20European%20remembrance%20for%20the%20future%20of%20Europe%20-%20Thursday%2C%2019%20September.webarchive

 

Shoqata “ Gruaja, Paqja, Siguria”

Adresa 1 : Rruga Bardhok Biba, nr.25, Tiranē 

Adresa 2: Rruga Sefer Efendiu, lagja nr2, Durrës 

Tel: ++3552243680, ++3552234600

Email: rezoluta1325al@gmail.com