Përfshirja e shoqërisë civile në masat e parashikuara në Planin e Veprimit për Zbatimin e Rezolutës 1325, 2018–2020 miratuar me Vendim Nr. 524, datë 11.9.2018

PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E REZOLUTËS 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, “Mbi Gruan, Paqen dhe Sigurinë”, 2018–2020, miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 524, datë 11.9.2018, përfshin:

 

 

Nga këto, në 3 Fusha të Politikës, 6 Objektiva dhe 22 Masa është parashikuar përfshirja dhe bashkëpunimi me organizata të shoqërisë civile (OSHC) që janë të angazhuara në Agjendën Gratë, Paqe, Siguri (GPS). Pra, përfshirja dhe bashkëpunimi me OSHC që punojnë për Rezolutën 1325 në Shqipëri është parashikuar  në 75% të Fushave të Politikës, 66% të Objektivave dhe 55% të Masave.

Një paraqitje e detajuar jepet në vijim:

Fusha e politikës 1

Përmirësimi i dokumenteve të politikave dhe rritja e ndërgjegjësimit për agjendën GPS  

100 të Objektivave + 80.9% të Masave

Kjo Fushë Politike përfshin 3 Objektiva me 21 Masa gjithsej. Nga këto, të gjitha Objektivat dhe 17 Masa parashikojnë përfshirjen e OSHCve të angazhuara në Agjendën GPS

 

Objektivi

Masa gjithsej

Masa që përfshijnë OSHCtë

% e përfshirjes së OSHCve të angazhuara në Agjendën GPS në realizimin e Masës

1.1 Forcimi i perspektivës gjinore përmes rregullave vendëse të funksionimit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, dhe të pjesëmarrjes në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare për zbatimin e Rezolutës 1325

5

2

40 %

1.2 Integrimi i perspektivës gjinore në programet e edukimit për zbatimin e Rezolutës 1325

8

7

87%

1.3 Rritja e ndërgjegjësimit për Rezolutën 1325 dhe zbatimin e saj

8

8

100%

 

Fusha e politikës 2

Pjesëmarrja

50% të Objektivave + 11% Masave

Kjo Fushë Politike përfshin 2 Objektiva me 9 Masa gjithsej. Nga këto, 1 Objektiv dhe 1 Masë parashikojnë përfshirjen e OSHCve të angazhuara në Agjendën GPS

 

Objektivi

Masa gjithsej

Masa që përfshijnë OSHCtë

% e përfshirjes së OSHCve të angzahuara në Agjendën GPS në realizimin e Masës

2.1 Përfshirja e balancës gjinore në aktivitetet e sektorit të sigurisë

5

0

0%

2.2 Rritja e përfaqësimit të grave në aktivitete vendimmarrëse dhe procese që lidhen në sigurinë dhe ruajtjen e paqes

4

1

25%

 

Fusha e politikës 3

Mbrojtja dhe rehabilitimi

0% të Objektivave + 0% Masave

Kjo Fushë Politike përfshin 2 Objektiva me 5 Masa gjithsej. Nga këto, asnjë Objektiv apo Masë nuk parashikojnë përfshirjen e OSHCve të angazhuara në Agjendën GPS

 

Objektivi

Masa gjithsej

Masa që përfshijnë OSHCtë

% e përfshirjes së OSHCve të angazhuara në Agjendën GPS në realizimin e Masës

3.1 Promovimi i mbrojtjes së grave dhe vajzave viktima të dhunës me bazë gjinore lidhur kjo me situatat e konflikteve të armatosura dhe postkonflikte të tilla në vende të tjera

2

0

0%

3.2 Zbatimi i mbrojtjes së grave dhe vajzave shqiptare viktima të luftës dhe me qëllim rehabilitimin pas konflikteve

3

0

0%

 

Fusha e politikës 4

Zbatimi dhe monitorimi i Rezolutës 1325

100% të Objektivave + 80% Masave

Kjo Fushë Politike përfshin 2 Objektiva me 5 Masa gjithsej. Të 2 Objektivat dhe 4 Masa parashikojnë përfshirjen e OSHCve të angazhuara në Agjendën GPS

 

Objektivi

Masa gjithsej

Masa që përfshijnë OSHCtë

% e përfshirjes së OSHCve të angazhuara në Agjendën GPS në realizimin e Masës

4.1 Përmirësimi i bashkëpunimit për zbatimin dhe monitorimin e Rezolutës 1325 (dhe të tjerave të lidhura me të

4

3

75%

4.2 Mbështetja e zbatimit të plotë të Rezolutës 1325 (dhe të tjerave të lidhura me të)

1

1

100%