1. Projekti “ Qendra sociale për gra dhe vajza” financuar nga AWEN & Sida
Projekti "Qendra Sociale për Gratë dhe Vajzat", financuar nga AWEN& Sida, në vitin e katërt të zbatimit të tij synon promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave në Bashkinë e Durrësit si dhe ofrimin e shërbimeve të drejtpërdrejta psikologjike dhe ligjore. Mbështetja dhe ofrimi i sherbimeve per viktimat e dhunës në familje ka nisur që në vitin 2001-2019 e në vazhdim“Qendra e Këshillimit për Gra dhe Vajza” financuar nga NPA, Kvina Till Kvina dhe AWEN & Sida.
Përmes këtij projekti, Shoqata “Gruaja, Siguria, Paqja” synon të mbrojë gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje ose dhunës me bazë gjinore duke u ofruar atyre mbështetje psiko – sociale dhe shërbime direkte duke siguruar aksesin e tyre të plotë në sistemin e drejtësisë. Po ashtu nevojat e tyre adresohen në mbledhjet e Mekanizmit të Referimit të Dhunës në Familje (MRDHF) për të siguruar shërbimet e nevojshme në menaxhimin e rasteve viktima të dhunës në familje.
Përfituesite drejtpërdrejtë të projektit janë vajzat dhe gratë viktima të dhunës në familje, gratë e divorcuara, gratë me probleme socio- ekonomike, gratë dhe vajzat që jetojnë në zonat rurale, si dhe komunitetet që jetojnë në kushte të vështira socio-ekonomike. Përfitues të tjerë të projektit janë djemtë dhe burrat që marrin pjesë në takimet ndërgjegjësuese, përfaqësues nga institucionet që janë pjesë e Mekanizmit të Referimit të Dhunës në Familje (MRDHF), si dhe përfaqësues të strukturave shtetërore dhe jo shtetërore në nivel lokal që merren me të drejtat e grave.
2. Të dhëna statistikore
Projekti "Qendra Sociale për Gratë dhe Vajzat",është nje projekt i cili implementohet nga ShGPS i financuar nga AWEN& Sida prej 4vitesh. Gjate ketyre viteve të implementimit projekti ka asistuar me shërbime ligjore dhe psikologjike rreth 1343 raste. Këto raste kanë marrë shërbim psikologjik si këshillim, vlerësime psikologjike për UMM si dhe ekspertizë psiko- sociale në rastet e divorceve. Po ashtu kanë përfituar shërbim ligjor duke përfshirë këshillimin ligjor, përpilim kërkesë padish dhe kërkesave të tjera sipas nevojave të rastit, përfaqësime në gjykatë dhe prokurori. Gjatë nëntë viteve të fundit SHGPS ka asistuar rreth 2516 raste.
Qëllimi i projektit është që të ofrojë shërbime këshilluese ligjore dhe psikologjike, për të siguruar mbrojtje dhe mbështetje për vajzat dhe gratë që janë viktima të dhunës në familje ose kanë probleme të tjera sociale, gjithashtu stafi i SHGPS ofron udhëzime dhe informacione për këdo që kërkon ndihmë pranë qendrës. SHGPS ofron shërbime të përshtatshme në bazë të nevojave të vlerësuara për secilin rast, duke ndihmuar në fuqizimin e këtyre grave për të luftuar abuzimet si dhe duke i orientuar ato për zgjidhjen e problemeve të tjera.
3. Sherbimet qe ofrohen nga ShGPS, në kuadër të projektit
1. Mbështetja e grave dhe vajzave të dhunuara me asistencë të drejtpërdrejtë:
Shërbimet në qendër ofrohen nga stafi i trajnuar dhe i specializuar me përvojë në këtë fushë. Shërbimet ofrohen në format e këshillimit psikologjik nëpërmjet linjave telefonike, këshillim ballë për ballë me gratë dhe vajzat. Mbështetja emocionale, këshillimi ligjor dhe orientimi vendimmarrës ofrohen çdo ditë nga e hëna në të premte , nga ora 9:00 deri në orën17:00.
Ndërhyrjet për trajtimin e traumave për fëmijët dhe gratë dhe vajzat, viktima të dhunës në familje, kanë qenë të rëndësishme për t'i ndihmuar ata të riintegrohen në shoqëri, të fitojnë vetëbesim dhe të funksionojnë në mënyrë të pavarur. Gjithashtu, përmes ofrimit të shërbimeve ligjore, stafi ka ndihmuar përfituesit të informohen, të ndihen më të sigurtë dhe të mbrojtur.
2. Këshillimi nga psikologu i qendrës në Njësitë Administrative 1 (një) herë në muaj:
Risia që ka sjellë ky projekt, siguron këshillime psikologjike falas edhe në Njësitë Administrative - 1 (një) herë në muaj, ku psikologu ynë udhëton për t'u takuar me gratë.
3. Fushata ndërgjegjësuese në 6 gjashtë njësi administrative (Manzë, Katund i Ri, Sukth, Rrashbull, Shkozet, Spitalle / Porto-Romano) me gratë, vajzat, djemtë dhe burrat , me tematikë Ndryshimet e ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” dhe Ligji Nr.111/2017“Për Ndihmën Juridike Të Garantuar nga Shteti”.
4. Trajnim për grupet kryesore në njësitë vendoredhe lobim me gratë anëtare të Këshillit Bashkiak të Durrësit.
5. Trajnime për "Bashkëpunimin Institucional për Forcimin e Sistemit të Dhunës në Familje Mekanizmi Referues".
Kontaktet :
E-mail: qendrasocialedr@yahoo.com
Tel: 052 234600
Facebook: Shoqata e Grave me Probleme Sociale Durres