Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” realizoi takimin ndërgjegjësues me komunitetin e Njësisë Administrative Sukth, në kuadër të Projektit “Forcimi i një përgjigje të koordinuar të ofruesve të shërbimeve për të menaxhuar rastet e të gjitha llojeve të dhunës ndaj grave në Bashkinë Durrës dhe 4 Njësitë Administrative Manëz, Sukth, Katund i Ri, Rrashbull”. Gjatë takimit u ndanë infomacione të rëndësishme ligjore e psikologjike për dhunën në familje e atë me bazë gjinore. Të pranishmit diskutuan lidhur me shkaqet që detyrojnë viktimat e dhunës në zonën e tyre të mos raportojnë, duke theksuar si më kryesoret mentalitetin dhe varësinë ekonomike që gratë e vajzat kanë ndaj bashkëshortëve. Këto fushata organizohen nga Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” në bashkëpunim me UN Women Albania dhe Bashkinë Durrës në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj Grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë.

 

The Association “Gender, Peace and Security” held an awareness meeting with the community members of the Administrative Unit in Sukth, in the frame of the Project "Strengthening a coordinated response of service providers to manage cases of all types of violence against women in 4 Administrative Units Manëz, Sukth, Katund i Ri, Rashbull". During the meeting, important legal and psychological information about domestic and gender-based violence was shared. Participants discussed about the causes that force victims of violence in their area not to report, emphasizing as the most important the mentality and economic dependence that women and girls have on their husbands.These campaigns are organized by Association Gender, Peace and Security in cooperation with UN Women and Durrës Municipality in the framework of the UN Joint Program “Ending Violence against Women” funded by Government of Sweden