Gjatë muajit Mars, Shoqata "Gender, Paqe e Siguri" ka vijuar me takimet ndërgjegjësuese me të rinj e anëtarë komuniteti në kuadër të zbatimit të Projektit “Adresimi i dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore në Bashkinë Durrës dhe Njësinë Administrative Ishëm”.  Pergjate ketij muaji jane realizuar 3 takimet te ndryshme. Dhuna në familje, dhuna me bazë gjinore, insitucionet përgjegjëse në mbrojtje të viktimave të dhunës, format e raportimit si dhe mbështetja që ofron Shoqata përmes shërbimeve të drejtëpërdrejta dhe mbështetëse, ishin ndër çështjet kryesore të diskutuara. Përveç informimit, këto takime ndërgjegjësuese kanë si qëllim inkurajimin për raportimin e çdo formë të dhunës.