- Pjesëmarrja dhe mbrojtja e grave në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me paqen, sigurinë dhe konfliktin si dhe përfshirja e tyre në parandalimin e konfliktit dhe dhunës me bazë gjinore.
- Ndërgjegjësimi, lobimi dhe advokacia mbi fenomenin e dhunës me bazë gjinore, duke ofruar asistencë psiko-sociale dhe asistencë ligjore për gratë dhe fëmijët.
- Fuqizimin ekonomik të të rinjve dhe grave duke rritur kapacitetet e tyre përmes kurseve të ndryshme profesionale drejt krijimit të një biznesi të tyre.
Shërbimet psiko-sociale për grupet e margjinalizuara të grave si: gratë e divorcuara, gratë e veja, viktimat e dhunës në familje, si dhe gratë e papuna.
Shërbimet psikologjike: këshillim psikologjik, asistencë psikologjike , ekspertizë psikologjike në gjykatë për përfitimin e urdhrit të mbrojtjes si dhe vlerësime psikologjike për kujdestarinë e fëmijëve. Këshillimet psikologjike ofrohen një herë në muaj pranë njësive administrative. Këto shërbime ofrohen nga psikologe klinike.
Shërbimet juridike - këshillim dhe asistencë ligjore për gratë që jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike dhe po i paraprinin proçeseve gjyqësore, si: dhënia e urdhrit të mbrojtjes në rastet e dhunës në familje dhe proçedurat e divorcit. Këto shërbime ofrohen nga avokatët.
Hartimi i projekteve, hartimi i strategjive zbatimi dhe monitorimi i planeve : në eksperiencën e saj 20 vjeçare SHGPS ka ofruar ekspertizën e saj në hartimin e projekteve të ndryshme e zbatimin e monitorimin e planeve duke përfshirë plane të barazisë gjinore dhe plane veprimi lokale dhe kombëtare. Gjithashtu shoqata ofron ekspertizën e saj në hartimin e strategjive të ndryshme, si Strategjia e krijimit të Koalicionit “Gratë, Siguri, Paqe” dhe Strategjia “ Plani Ndërinstitucional i Veprimit “ për Rezolutën 1325.