PANAIRI I PUNEVE ME DORE DHE KULINARISE- VOSKOPOJE

Në datë 14 Korrik u zhvillua në Voskopojë “Panairi i punëve me dorë dhe kulinarisë”, në të cilin gra dhe vajza duartarta të zonës së Tushemishtit, Voskopojës dhe Durrësit, patën mundësinë që të promovonin dhe shisnin punimet e tyre të punuara me shumë profesionalizëm dhe dashuri.

Exchange Visit Voskopojë - Takim me përfaqësues

Shoqata "Gender, Paqe e Siguri, ka vijuar me takimet në kuadër të projektit "Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave nëpërmjet punës së dorës".

Takime me gra dhe vajza artizane - Projekti: "Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave nëpërmjet punës së dorës"

Pranë inkubatorit social “Duart e Arta” gratë dhe vajzat artizane mësojnë dhe shkëmbejnë me njëra – tjetrën lidhur me punët e dorës. Rëndësia dhe vlera e përdorimit të makinës për qëndisje u diskutua ndërkohë që gratë dhe vajzat mësuan të përdornin atë.

SHKEMBIM EKSPERIENCASH- INKUBATORI SOCIAL "DUART E ARTA"

Pranë Inkubatorit Social “Duart e Arta”, vijojmë takimet me gratë dhe vajzat e interesuara në bërjen e punëve të dorës. Shkëmbimi i eksperiencave dhe të mësuarit nga njëra – tjetra, me qëllim fuqizimin social – ekonomik, është bërë fokus i takimeve të organizuara.

Pages