Shoqata "Gruaja, Paqja, Siguria"
Projekti: “Këshillimi drejt Punësimit” financuar nga Swisscontact & GIZ
Projekti “Këshillim drejt Punësimit” ka nisur implementimin e tij në Shoqatën “Gruaja, Paqe, Siguri” që prej vitit 2012.
Qëllimi i projektit është orientimi dhe integrimi i të rinjëve drejt tregut të punës.
Programi i vjen në ndihmë të rinjëve për arritjen dhe zhvillim personal dhe profesional si dhe të sigurojnë punësim dhe vetë-punësim të qëndrueshëm.
Ky program siguron 60% sukses në punësimin e personave të përfshirë.
Kriteret për të qënë pjesë e projektit janë:
1-Personat me vështirësi social-ekonomike
2-Personat e papunë
3-Personat e motivuar për të ndryshuar të ardhmen
4-Mosha 18-30 vjec
5-Të rinj që jetojnë në zonat rurale
Programi: “Këshillimi drejt Punësimit”i zbatuar nga shoqata “Gruaja, Paqe, Siguri” dhe e financuar nga Swisscontact si dhe nga Qeveria Gjermane përmes GIZ, synon orinetimin dhe integrimin e personave të rikthyer nga migracioni dhe për individët në vëshirësi.
Programi i vjen në ndihmë të rinjëve të arrijnë zhvillim personal dhe profesional si dhe të sigurojnë punësim dhe vetë-punësim të qëndrueshëm.
Ky program ka nisur zbatimin e tij në Nëntor të vitit 2017 dhe gjatë këtyre viteve kanë përfituar afro 210 të rinj,në qytetet Durrës, Fier, Berat, Kuçovë dhe Pogradec.
Programi siguron 60% sukses në punësimin e personave të përfshirë.
Programi “Këshillim drejt Punësimit” kalon nëpër elementët e mëposhtëm:
- Eksplorim idesh, dëshirash dhe nevojash;
- Eksplorim tregu dhe profesionesh;
- Analizë e profesioneve;
- Ndërtim i një plani zhvillimi;
- Kurse dhe praktikë profesionale;
- Plan Biznesi;
- Lehtësim në punësim apo vetë-punësim.
Kontakte :
Email: qendraekeshillimit@yahoo.com
Tel: 052234600
Facebook: Shoqata e Grave me Probleme Sociale, Durrës