Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” kishte kënaqësinë të ishte pjesëmarrëse në Konferencën Ndërkombëtare “Sfidat dhe Mundësitë për Agjendën Gratë, Paqja e Siguria” – Perspektiva nga Evropa Juglindore dhe Ukraina. Konferenca e mbajtur në Lubjanë, Slloveni, u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë si dhe Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme. Në fjalën e saj, përfaqësuesja e Shoqatës vuri theksin tek roli i rëndësishëm që Shoqata ka luajtur si nismëtare në realizimin e Planit të Veprimit të Rezolutës 1325 “Gruaja, Paqja, Siguria”, duke bërë që në 2018 për herë të parë Shqipëria të miratojë Planin Kombëtar të Veprimit 2018-2020. Po ashtu, nga ana e Shgps u ngrit shqetësimi se në zbatim të masave të parashikuara në Planin e Dytë të Veprimit për Rezolutën 1325, i cili është në proçes hartimi, fondet e dhëna nga donatorët janë të kufizuara. Çështjet që lidhen me Agjendën “Gruaja, Paqja, Siguria” në Shqipëri nuk janë prioritet për donatorët. Si rrjedhojë, mungesa e fondeve pengon vazhdimësinë e punës drejt kësaj Agjende në nivel vendi. 

..... 

Association “Gender, Peace and Security" was pleased to be a participant in the International Conference "Challenges and Opportunities for the Women, Peace and Security Agenda" - Perspectives from Southeast Europe and Ukraine. The conference held in Ljubljana, Slovenia, was organized by the Ministry of Foreign and European Affairs of Slovenia and the Norwegian Ministry of Foreign Affairs. In her speech, the representative of the Association emphasized the important role that the Association has played as an initiator in the realization of the Action Plan of Resolution 1325 "Women, Peace, Security", making Albania approve the Plan for the first time in 2018 National Action Plan 2018-2020. Also, the concern was raised by AGPS that in implementation of the measures provided for in the Second Action Plan for Resolution 1325, which is in the drafting process, the funds given by donors are limited. Issues related to the "Women, Peace, Security" Agenda in Albania are not a priority for donors. As a result, the lack of funds prevents the continuation of work towards this Agenda at the country level.