Në vijimësi të takimeve informuese lidhur me shërbimet sociale publike dhe jopublike në Bashkinë Durrës, Shoqata “Gender, Paqe e Siguri”, organizoi takimin me gra të komunitetit të Njësisë Administrative Rrashbull. Gjatë takimit pjesëmarrësit ndanë problematika të zonës dhe u orientuan lidhur me aksesin ndaj shërbimeve, veçanërisht atyre lidhur me punësimin.

 

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit ‘Qendra Sociale për Gra dhe Vajza’ mbështetur nga AWEN- Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, me fonde të Agjencisë Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida).