Projekti:
Në kuadër të projektit “Qendra Sociale për Gra dhe Vajza”, mbështetur nga AWEN-Albania Women Empowerment Network me fonde të Agjencisë Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida), komuniteti i zonës së Nishtullës/Durrës është informuar mbi shërbimet kryesore që ofrohen në bashkinë Durrës nga institucionet publike dhe jo publike. Takimi evidentoi disa problematika të komunitetit, të lidhura më tepër me vështirësitë ekonomike, papunësinë, nivelin e ulët arsimor, të cilat ndikojnë si rrjedhojë edhe te përmirësimi i mirëqenies dhe fuqizimi i tyre. Takimi u zhvillua në ambjentet e Qëndrës Komunitare Multifunksionale Nishtulla, që gjithashtu ka ofruar shërbime psikosociale, arsimore, argëtuese për komunitetin e zonës.