Në vijim të takimeve ndërgjegjësuese  Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” zhvilloi takimin e rradhës në fshatin Draç, Njësia Administrative Ishëm.Në këtë takim u përcollën informacione të rëndësishme për raportimin e dhunës në autoritetet përkatëse duke ndaluar specifikisht në rëndësinë që ka njohja me shërbimet dhe mbështetjen që ofrojnë institucionet shtetërore dhe organizatat e shoqërisë civile në mbrojtje të viktimave të dhunës.Në diskutimet mes pjesëmarrësve doli në pah fakti se  komuniteti i tyre nuk është imun ndaj çështjeve të dhunës  në familje por që mbetet problem denoncimi ose raportimi në institucionet përkatëse.Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Adresimi i dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore në Bashkinë Durrës dhe Njësinë Administrative Ishëm”.