Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” zhvilloi takimin e rradhës me gra e vajza të Lagjes Nr. 15 në Durrës, në kuadër të zbatimit të Projektit “Adresimi i dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore në Bashkinë Durrës dhe Njësinë Administrative Ishëm”. Përgjatë takimit u ndanë informacione të rëndësishme në lidhje me kuadrin ligjor që ofron mbështetje për viktimat e dhunës në familje, duke ndaluar tek institucionet ku mund të raportohet dhuna, masat mbrojtëse të ofruara nga Gjykata. Një fokus i veçantë ju kushtua normave dhe steriotipeve gjinore që gjenerojnë dhunë. Gratë e pranishme theksuan nevojën e mbështetjes sociale për pjesën më të madhe të komunitetit ku ato jetojnë, pasi përditë janë dëshmitare të konflikteve në familje, që sipas tyre burojnë kryesisht nga kushtet socio-ekonomike dhe mungesa e veprimit nga institucionet lokale.