Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” zhvilloi takimin e rradhës ndërgjegjësues në Njësinë Administrative Ishëm. Pjesë e këtij takimi ishin gra, burra e djem, anëtarë të komunitetit dhe Specialisti i zonës i Policimit në Komunitet.  Pjesëmarrësit u njohën me Ligjin Nr. 9669 datë 18.12.2006 "Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare" i ndryshuar, konceptet kryesore të tij, duke ndaluar specifikisht tek dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore, mënyra e raportimit dhe shërbimet që ofrohen nga aktorët vendorë si pjesë e mekanizmit referues kundër dhunës në familje.

Diskutime ngjallën ndryshimet e fundit të Ligjit “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, konkretisht largimi nga banesa i dhunuesit, i cili vështirësohet në zbatim për shkak se dhunuesit pretendojnë se janë pronarë të plotë e të vetëm të banesës bashkëshortore.

 

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Adresimi i dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore në Bashkinë Durrës dhe Njësinë Administrative Ishëm”.