Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” zhvilloi takimin e rradhës ndërgjegjësues me komunitetin e zonës së Porto-Romanos.  Përgjatë takimit u përcollën informacione të rëndësishme për raportimin e dhunës në autoritetet përkatëse duke ndaluar specifikisht në rëndësinë që ka njohja me shërbimet dhe mbështetjen që ofrojnë institucionet shtetërore dhe organizatat e shoqërisë civile në mbrojtje të viktimave të dhunës. Pjesëmarrësit, ndër të tjera diskutuan shkaqet që i detyrojnë viktimat e dhunës të mos denoncojnë dhunën. Ato specifikuan faktin se shpesh gratë e vajzat nuk kanë mbështetje nga familja e origjinës në momentin që vendosin të largohen nga banesa bashkëshortore dhe si rrjedhojë vazhdojnë të qëndrojnë në kushte dhune.

 

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Adresimi i dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore në Bashkinë Durrës dhe Njësinë Administrative Ishëm”.