Në datën 16.08.2023, Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” zhvilloi takimin e rradhës me gra e vajza përfituese nga shërbimet e ofruara në kuadër të zbatimit të Projektit “Adresimi i dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore në Bashkinë Durrës dhe Njësinë Administrative Ishëm”. Përgjatë takimit gratë ndanë përvojat e tyre në thyerrjen e ciklit të dhunës, për to dhe fëmijët e mitur. Të pranishmet vlerësuan rëndësinë që ka orientimi dhe dhënia e shërbimeve nga ana e institucioneve shtetërore. Për to, vazhdon të mbetet sfidë sigurimi i regjistrimit në kopësht dhe çerdhe pranë banesës për fëmijët e mitur. Gratë e pranishme ngritën shqetësimin për vonesat në përzgjedhjen e fituesve nga programi i Strehimit Social pranë Bashkisë Durrës, situatë e cila i vendos në vështirësi për të përballuar kosot e qirasë mujore.