Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” zhvilloi takimin e rradhës ndërgjegjësues me gra e vajza të komunitetit të zonës së Spitallës dhe Tre Çesmat.  Përgjatë takimit u përcollën informacione të rëndësishme mbi rëndësinë e raportimit të dhunës në autoritetet përkatëse, si dhe mbi rëndësinë që ka njohja me shërbimet dhe mbështetjen që ofrojnë institucionet shtetërore dhe organizatat e shoqërisë civile në mbrojtje të viktimave të dhunës. Prezenca e grave dhe vajzave të grupmoshave të ndryshme, nxiti diskutime të vlefshme mbi ndryshimin e rolit të gruas në familje e në shoqëri ndër vite, duke e vënë theksin mbi rëndësinë e edukimit dhe arsimimit të vajzave si një mjet për të nxitur fuqizimin e tyre.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Adresimi i dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore në Bashkinë Durrës dhe Njësinë Administrative Ishëm”.